Nga ideja në SaaS që funksionon
Autentikim, pagesa, abonime dhe panel administrimi, të ndërtuara nga ekipi që i përdor çdo ditë në produktet e veta.
- Autentikim dhe llogari
- Pagesa dhe abonime
- Panele administrimi
- API
Ndërtojmë dhe drejtojmë produkte të vërteta, me përdorues dhe mirëmbajtje.
Tani le ta ndërtojmë edhe tuajin.
Produktet tona i drejtojmë vetë, prandaj e dimë çfarë ndodh pas lansimit. Këtë përvojë e sjellim në projektin tuaj.
Autentikim, pagesa, abonime dhe panel administrimi, të ndërtuara nga ekipi që i përdor çdo ditë në produktet e veta.
Faqe të shpejta dhe të sigurta në Python dhe Django, me SEO teknike që nga dita e parë. I vendosim online dhe i mbajmë ne.
Lidhim AI, email dhe WhatsApp me sistemet që përdorni tashmë, që ekipi juaj të mos humbasë kohë me gjëra që mund të bëhen vetë.
Kujdesemi që produkti të mbetet i shpejtë, i sigurt dhe në punë, me një person që e njeh sistemin dhe përgjigjet kur ju duhet.
Buna del nga Liqeni i Shkodrës dhe rrjedh drejt Adriatikut, pa u ndalur.
Kështu duam të punojmë: me ritëm të qëndrueshëm, drejt diçkaje më të madhe, bashkë me klientët tanë.
Na tregoni çfarë dëshironi të ndërtoni. Do t'ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune, me hapin e parë konkret.
[email protected]