• Shërbimet

    Shërbime softuerike nga ideja deri te lansimi

    Një ekip i vogël që mban përgjegjësi për gjithçka.

    Të gjitha shërbimet

    Shërbimet kryesore

    • Produkte SaaSPlatforma me abonim
    • Faqe dhe aplikacione webPython dhe Django
    • Automatizim dhe AIIntegrime të zgjuara
    • MirëmbajtjePas lansimit

    Keni një ide?

    Na tregoni çfarë dëshironi të ndërtoni dhe do t'ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune.

    Na Kontaktoni
  • Teknologjitë

    Një stack i vogël dhe i provuar

    Mjetet me të cilat punojmë çdo ditë.

    Të gjitha teknologjitë

    Teknologjitë

    • Python
    • Django
    • JavaScript
    • MySQL

    Python dhe Django

    Stack-u ynë kryesor.

  • Industritë

    Sektorë të ndryshëm, baza të njëjta

    Ne i përshtatim sistemet me procesin e sektorit tuaj.

    Të gjitha industritë

    Industritë

    • Shëndetësi
    • Tregti elektronike
    • Turizëm dhe hotelieri
    • Startup-e

    Nuk e shihni sektorin tuaj?

    Na shkruani. Shumica e sistemeve përshtaten lehtë me çdo biznes.

    Kontaktoni
  • Projektet
  • Testimonials
  • Rreth nesh

    Një ekip i vogël nga Shkodra

    Punojmë për klientë në të gjithë Evropën dhe më tutje.

    Historia jonë

    Brenda BunaTech

    • Emri ynëNga një lumë te një ide
    • KontaktPërgjigje brenda një dite pune

    Nga Shkodra

    Buna del nga Liqeni i Shkodrës dhe rrjedh drejt Adriatikut.

  • Na kontaktoni

Kushtet e përdorimit

Përditësuar: 6 nëntor 2026

Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes bunatech.dev (Pjesa A) dhe shërbimet që ofron BunaTech, Shkodër, Shqipëri për klientët e saj (Pjesa B).

Pjesa A. Përdorimi i faqes

1. Përmbajtja

Teksti, dizajni, kodi dhe materialet e faqes janë pronë e BunaTech, përveç rasteve kur tregohet ndryshe. Nuk lejohet kopjimi ose ripërdorimi pa lejen tonë me shkrim.

2. Përdorimi i lejuar

Faqja përdoret vetëm për qëllime të ligjshme. Nuk lejohen përpjekje për ta ngadalësuar, hyrë pa leje ose abuzuar me formën e kontaktit.

3. Informacioni

Përmbajtja ka karakter informues dhe nuk përbën ofertë të detyrueshme. Një projekt fillon vetëm pas një oferte të dakordësuar dhe pagesës së depozitës.

4. Lidhje të jashtme

Faqja mund të lidhet me faqe të tjera. Nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

5. Privatësia

Si i trajtojmë të dhënat tuaja shpjegohet te Politika e privatësisë.

Pjesa B. Shërbimet për klientët

6. Shërbimet

  • Zhvillim i faqeve web (statike dhe dinamike me Django/Python).
  • Admin panele për menaxhim përmbajtjeje dhe logjikë backend.
  • Produkte SaaS dhe zgjidhje software të personalizuara.
  • Automatizime dhe integrime (AI, email, WhatsApp, sisteme ekzistuese).
  • Hosting dhe mirëmbajtje të faqeve web.
  • Optimizim dhe përmirësim të faqeve ekzistuese.

Nuk ofrohet zhvillim i aplikacioneve mobile.

7. Procesi dhe pagesat

Për çdo projekt të ri kërkohet 50% përpara fillimit të punës. Pjesa e mbetur prej 50% paguhet pas përfundimit dhe para dorëzimit final. Depozita është e pakthyeshme pasi të ketë filluar puna. Për projekte mbi 3 muaj mund të dakordësohen pagesa të ndërmjetme sipas fazave (milestones).

8. Admin panel dhe trajnim

Kur projekti përfshin admin panel, ai ndërtohet me Django/Python me synim që të jetë i thjeshtë për përdorim, dhe klienti merr një trajnim të shkurtër për përdorimin e tij.

9. Mirëmbajtja, ndryshimet dhe kostot

Mirëmbajtja mujore, çmimi dhe ajo që përfshin (p.sh. hosting, SSL, backup, monitorim bazik) përcaktohen në ofertën për çdo projekt.

  • Ndryshimet e vogla (korrigjime teksti, fjalësh ose fotografish ekzistuese) përfshihen pa pagesë shtesë kur nuk kërkojnë zhvillim të ri.
  • Gabimet teknike në kodin e dorëzuar që shfaqen në production korrigjohen pa pagesë shtesë.
  • Faqet e reja, funksionalitetet e reja, ridizajnet e mëdha ose ndryshimet strukturore vlerësohen veçmas dhe miratohen nga klienti përpara fillimit të punës.

10. Afatet e dorëzimit

Afatet janë vlerësime dhe varen nga kompleksiteti, materialet dhe feedback-u i klientit. Orientues: faqe statike të thjeshta 3–7 ditë; faqe të mesme 1–3 javë; aplikacione web me admin panel dhe backend 2–6 javë; projekte komplekse 1–3 muaj.

11. Revizionet

Përfshihen deri në 2 raunde revizionesh brenda çmimit fillestar, sipas objektit të dakordësuar. Revizionet shtesë mund të kenë kosto, e komunikuar paraprakisht. Për një proces më të shpejtë, klienti i mbledh ndryshimet në një listë të vetme dhe i dërgon së bashku.

12. Raporti mujor

Kur është pjesë e marrëveshjes, dërgojmë çdo muaj një raport informues me statistika nga Cloudflare (trafik, kërkesa, vizita), në varësi të konfigurimit dhe disponueshmërisë së të dhënave. Raporti nuk garanton trafik, shitje, renditje në motorët e kërkimit ose rezultate biznesi.

13. Pronësia dhe të drejtat

  • Kodi dhe projekti menaxhohen nga BunaTech sipas marrëveshjes së projektit.
  • Klientit i jepet e drejta e përdorimit të faqes pas pagesës së plotë.
  • Kodi burimor nuk dorëzohet te klienti, përveç rasteve kur është rënë dakord ndryshe me shkrim.
  • BunaTech mund ta përdorë projektin në portofolin e vet për promovim, përveç kur është rënë dakord ndryshe.
  • Libraritë dhe framework-et mbeten nën licencat e tyre.

14. Garancia dhe mbështetja teknike

30 ditë garanci për çështje teknike që vijnë nga gabime në kodin e dorëzuar, plus ndihmë për konfigurimin fillestar dhe dokumentacion për projektet komplekse kur është pjesë e objektit. Garancia nuk mbulon probleme nga ndryshime të paautorizuara, shërbime të palëve të treta ose veprime të klientit.

15. Anulimi

  • Nëse projekti anulohet para fillimit të punës, depozita kthehet e plotë.
  • Pasi puna të ketë filluar, depozita prej 50% është e pakthyeshme.
  • Nëse projekti ndërpritet gjatë punës, klienti paguan për punën e kryer deri në atë moment.

16. Përgjegjësitë e klientit

Klienti shpjegon qartë biznesin dhe nevojat e tij, jep feedback të qartë dhe në kohë, kryen pagesat sipas marrëveshjes dhe menaxhon përmbajtjen përmes admin panelit pas dorëzimit, kur projekti përfshin një të tillë.

17. Kufizimi i përgjegjësisë

BunaTech nuk mban përgjegjësi për humbje të dhënash të shkaktuara nga veprimet e klientit, dëme indirekte ose probleme që rrjedhin nga përmbajtja e furnizuar nga klienti. Kjo nuk përjashton përgjegjësitë që nuk mund të kufizohen sipas ligjit.

18. Konfidencialiteti

Informacionet e klientit trajtohen konfidencialisht dhe nuk ndahen me palë të treta pa pëlqimin e tij, përveç kur kërkohet nga ligji ose është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të dakordësuara.

19. Ndryshimet dhe ligji në fuqi

Kushtet mund të përditësohen. Klientët njoftohen për ndryshime materiale që ndikojnë marrëdhënien e tyre. Kushtet rregullohen nga ligji i Republikës së Shqipërisë, [dhe gjykatat kompetente të Shkodrës janë kompetente për mosmarrëveshjet].

20. Kontakti

Email: [email protected]
Shkodër, Shqipëri

BunaTech, Shkodër, Shqipëri · 2026 Privatësia Kushtet Cookies